Kusari-Lila nënshkruan vendimin për caktimin e çmimeve të naftës

Kusari-Lila nënshkruan vendimin për caktimin e çmimeve të naftës

Ekonomia March 04, 2026 - 14:50

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar sot vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve si pasojë e ngjarjeve në Lindjen e Mesme.

Kusari-Lila ka thënë se ky vendim ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në tregun vendor.

Sipas Kusarit, vendimi u mor pas analizave të vazhdueshme të tregut nga Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ku u vërejt që rritjet e çmimeve nga importi po reflektoheshin menjëherë në çmimet e shitjes me pakicë.

Kufizimet e vendosura për marzhën tregtare:

Shitja me shumicë: deri në 2 euro-centë për litër

Shitja me pakicë: deri në 12 euro-centë për litër

“Inspektorët e tregut do të jenë në terren për të siguruar zbatimin e vendimit. Llogaritja e marzhës tregtare maksimale bëhet sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2022 për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme”.

“Vendimi hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, ndërsa çdo shkelje e tij do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi. Qëllimi kryesor i këtij vendimi është të sigurojë konkurrencë të ndershme dhe të mbrojë konsumatorët në tregun e derivateve në Kosovë”, shkroi Kusari-Lila. /Zëri