Rreth 100 familje në Hajvali pa energji elektrike që nga ora 12:00

Rreth 100 familje në Hajvali pa energji elektrike që nga ora 12:00

Ekonomia March 16, 2026 - 20:28

Banorët e rrugës “Pavarësia” në Hajvali kanë mbetur pa energji elektrike që nga mesdita e së hënës, duke u përballur me vështirësi të shumta, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes.

Sipas banorëve, rreth 100 familje në këtë zonë kanë mbetur pa rrymë që nga ora 12:00. Ata thonë se ndërprerja e energjisë elektrike u ka shkaktuar probleme të mëdha, veçanërisht për shkak të temperaturave të ulëta dhe pamundësisë për përgatitjen e ushqimit.

Banorët dyshojnë se shkaku i ndërprerjes mund të jetë një prishje në trafostacion. Ata bëjnë të ditur se kanë njoftuar kompaninë për shpërndarjen e energjisë elektrike, KEDS, por deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje në terren.

Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka kontaktuar KEDS. Nga kompania kanë deklaruar se i kanë pranuar ankesat e banorëve dhe pritet që ekipet përgjegjëse të dalin në terren për të bërë ndërhyrjen e nevojshme.