Fermerët në Mitrovicë do të subvencionohen me 10 centë për çdo litër qumësht të prodhuar
Ekonomia
March 19, 2026 - 11:10
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se fermerët, të cilët prodhojnë qumësht, do të subvencionohen me 10 centë për litër.
Sipas Pecit, ky proces është duke ndodhur për herë të parë në Mitrovicë, raporton Zeri.info.
“10 centë subvencionim për çdo litër qumështi të prodhuar për fermerët
Nga 0 cent në 10 centë për herë të parë, fermerët e komunës së Mitrovicës do të subvencionohen për çdo litër qumësht”, theksoi kreu i Mitrovicës.
Ai ndër të tjera premtoi se mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme. /Zëri