Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Ekonomia March 21, 2026 - 23:23

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban.

Kështu ka bërë të ditur një prej kompanive të udhëtimit – Mendi Tours.

Kompania në fjalë operon në destinacionet Prishtinë-Prizren dhe anasjelltas, dhe rritjen e çmimeve e arsyeton me zhvillimet në bursë.“Të nderuar udhëtarë,

Ju njoftojmë se nga nesër (22.03.2026) hyjnë në fuqi çmimet e reja për linjat ndërurbane. Ky ndryshim vjen si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe kostove të tjera të transportit.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe besimin tuaj” thuhet në njoftimin e kompanisë.