Rroga e 13-të pritet të shpërndahet të martën, më 31 mars
Foto: Laura Hasani

Rroga e 13-të pritet të shpërndahet të martën, më 31 mars

Ekonomia March 27, 2026 - 18:39

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit për Buxhet e Financa, Fatos Geci, ka njoftuar qytetarët se rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars.

Ai ka theksuar se ky sqarim vjen pasi, sipas tij, kohëve të fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje.

"Njoftim për qytetarët. Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars, pasi që kohëve të fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje. Urime!", ka shkruar ai. 

Në fillim të muajit, kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së pati njoftuar se paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të ekzekutohet në fund të muajit mars.