Gërvalla për objektivat e Byrosë: Do të ketë rol veç përgatitor dhe analitik, konfiskimi i pasurisë vetëm me vendim gjykate
Foto: Laura Hasani

Gërvalla për objektivat e Byrosë: Do të ketë rol veç përgatitor dhe analitik, konfiskimi i pasurisë vetëm me vendim gjykate

Ekonomia March 30, 2026 - 12:05

Donika Gërvalla, tash ministre e Drejtësisë, pas miratimin të projektligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskim të Pasurisë së Papërligjshme tha se “objektivi” i këtij ligji është të ndërtojë proces civil “të kontrolluar plotësisht nga gjykata” për çështje të pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve publikë.

Ajo tha se kjo Byro do të ketë veçse rol përgatitor dhe analitik, shkruan Nacionale.

“Byroja nuk ka rol paralel ndaj prokurorisë apo gjykatës, përkundrazi ndërton proces civil ku Byroja ka rol analitik dhe përgatitor, Byroja mbledh, verifikon dhe paraqet prova, por nuk merr vendim për konfiskim, atë e merr përfundimisht gjykata. Konfiskimi bëhet vetëm me vendim gjyqësor”, tha ajo.