Ora gabim në njësorët e rrymës, KEDS-i: Ky problem do të trajtohet me seriozitet
Foto: Laura Hasani

Ora gabim në njësorët e rrymës, KEDS-i: Ky problem do të trajtohet me seriozitet

Ekonomia March 30, 2026 - 13:28

Shumë ankesa ka pasur nga qytetarët për orën në njehësorët e rrymës, duke pretenduar se ky gabim u ka kushtuar qytetarëve të paguajnë më shumë faturat.

KEDS-i ka dalë me një njoftim për këtë çështje, duke thënë se këto pretendime do të trajtohen me seriozitet të plotë, raporton Zeri.info.

“Të gjithë njehsorët kalibrohen dhe sinkronizohen sipas standardeve zyrtare dhe funksionojnë në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Rregullatori duke siguruar matje të sakta dhe trajtim të barabartë për të gjithë konsumatorët”, theksojnë nga KEDS-i.

KEDS-i ka paralajmëruar edhe një konferencë për këtë çështje me datë 1 prill, nga ora 15:00.

“Në raste të izoluara mund të ketë devijime të vogla teknike, por për çdo shqetësim ekipet tona reagojnë menjëherë, verifikojnë situatën dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme. Në çdo rast kur identifikohet ndonjë parregullsi, ajo trajtohet dhe korrigjohet në përputhje me procedurat në fuqi”, thuhet ndër të tjera. /Zëri