Inspektohet projekti i kogjenerimit në Obiliq, synohet përfshirja e të gjitha lagjeve
Foto: Facebook

Inspektohet projekti i kogjenerimit në Obiliq, synohet përfshirja e të gjitha lagjeve

Ekonomia April 08, 2026 - 08:24

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Berat Gashi, së bashku me drejtorin e Infrastrukturës, Naim Shalaku, kanë zhvilluar një vizitë në terren në projektin e kogjenerimit, ku janë shoqëruar edhe nga menaxheri i kontratës së këtij projekti.

Gjatë vizitës, zyrtarët komunalë janë informuar nga afër për ecurinë e punimeve dhe procedurat aktuale, duke diskutuar në detaje për fazën në të cilën ndodhet projekti.

Sipas njoftimit, është theksuar përkushtimi për zgjerimin e këtij projekti në të gjitha lagjet e komunës, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Obiliqit.

Komuna e Obiliqit ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.