Vendimi i ZRRE-së, Azemi: Fitore për qytetarët, por beteja nuk përfundon këtu [video]
Foto: Laura Hasani

Vendimi i ZRRE-së, Azemi: Fitore për qytetarët, por beteja nuk përfundon këtu [video]

Ekonomia April 11, 2026 - 16:31

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar pas vendimit të ZRRE-së për të mos rritur tarifat e energjisë elektrike.

Sipas Azemit, ky vendim vjen pas një skandali të madh të raportuar me njehsorët elektrikë dhe pas kërkesave të vazhdueshme që të mos merret asnjë vendim për rritje çmimi pa u zbardhur plotësisht rasti.

"Kjo është një fitore për qytetarët dhe një dëshmi se kur ngremë zërin, kur kërkojmë drejtësi dhe nuk ndalemi, rezultatet vijnë", ka deklaruar Azemi në një videoadresim.

Megjithatë, Azemi shtoi se beteja nuk përfundon këtu. Ai theksoi se do të vazhdojnë përpjekjet deri në zbardhjen e plotë të skandalit, ndëshkimin e përgjegjësve dhe kthimin e mjeteve të qytetarëve që pretendohet se janë marrë padrejtësisht.