A janë meshkujt pa flokë më tërheqës? Ja çfarë ka zbuluar studimi më i fundit

A janë meshkujt pa flokë më tërheqës? Ja çfarë ka zbuluar studimi më i fundit

Jetë August 17, 2019 - 22:15
Lexoni detajet

Për shumë meshkuj të qenurit pa flokë është diçka që i bën ata të duken më pak tërheqës. Mirëpo një studim i fundit sipas ‘Bright Side’, ka zbuluar se është krejt e kundërta. Ata perceptohen si më dominantë krahasuar me meshkujt e tjerë. Kjo lidhet me pjekurinë dhe agresivitetin që ata shfaqin.

Gjithashtu ata japin pamjen e dikujt më të fortë e të suksesshëm si dhe japin përshtypjen se janë më inteligjentë, të sinqertë dhe mashkullorë. Ky truk nuk do të funksionojë nëse ju keni flokë në një pjesë të kokës, ndaj do të dukeshit më tërheqës nëse jeni krejtësisht pa flokë.

Më poshtë ju sjellim një galeri fotosh të personazheve të njohur të showbiz-it të huaj, të cilët nuk kanë flokë, por janë konsideruar për vite me radhë ndër figurat publike më tërheqëse.