Përfundon intervistimi i Dobrunës, u pyet për Gjykatën Ushtarake të UÇK-së

Kronika December 13, 2018 - 17:22
Lexo lajmet e fundit nga vendi!
Image

Pas 6 orësh intervistim,  ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sokol Dobruna ka dal nga zyret e Prokurorit të Specializuar, ku kishte ftuar sot nga ora 11:00, raporton Zëri.info. 

LEXO EDHE: Ky është i ftuari i ardhshëm nga Gjykata Speciale

Në një deklaratë të shkurtër për “Zëri” Dobruna pohoi se intervistimi nuk përfundon me kaq dhe se edhe gjatë dy ditëve të ardhshme do të paraqitet në zyret e Prokurorit të Specializuar.

“Ende nuk dihet se në çfarë cilësie. Gjashtë orë më ka zgjat intervistomi. Intevistimi do të vazhdoj edhe nesër dhe pasnesër. Në përgjithësi për Gjykatën Ushtarake më kanë pyetur”, u shprehë Dobruna për Zërin.