Dhuna në familje shënon rritje, kryesisht gratë ‘cak’ i sulmit!
Foto: Ilustrim

Dhuna në familje shënon rritje, kryesisht gratë ‘cak’ i sulmit!

Kronika mars 24, 2019 - 15:38
Lexo Detajet

Kohën e fundit dukshëm është shënuar rritje e dhunës në familje, derisa “cak” i sulmit, në të shumtën e rasteve janë gjinia femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Në Fushë Kosovë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti thuhet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Dhunë fizike ka ushtruar edhe një mashkull tjetër në Klinë.

Nën ndikim të alkoolit i njëjti është treguar i dhunshëm ndaj bashkëshortës së tij, derisa ka thyer e demoluar disa orendi në shtëpi. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë e gjuetisë me 20 fishek, ndërsa pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti janë shënuar githësej 213 raste.

Është komuna e Prishtinës ajo e cila dukshëm prinë me numrin e raportimeve.

“Në komunen e Prishtinës janë të raportuara për periudhën Janar-Shkurt 45 raste te dhunës ne familje.

Në komunën e Prizrenit janë te raportuara për periudhën Janar-Shkurt 43 raste te dhunës ne familje.

Në komunën e Gjilanit janë te raportuara për periudhën Janar-Shkurt raste 32 te dhunës ne familje.

Në komunën e Ferizajt janë te raportuara për periudhën Janar-Shkurt 24 raste te dhunës ne familje.

Në komunën e Gjakovës janë te raportuara për periudhën Janar-Shkurt 20 raste te dhunës ne familje.”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një përgjigje për Indeksonline.

Poashtu, gjatë periudhës së njejtë kohore janë arrestuar 109 persona.

Derisa bëhet me dije se ata që ushtrojnë më shumë dhunë janë grup mosha 20-50 vjeç