Arsyeja pse fëmijët e Lavdrim Muhaxherit nuk u kthyen në Kosovë

Arsyeja pse fëmijët e Lavdrim Muhaxherit nuk u kthyen në Kosovë

Kronika April 22, 2019 - 09:04
Lexoni më shumë detaje

Nëntë fëmijë pa prindër janë në mesin e mbi 110 shtetasve kosovarë që u kthyen të premtën nga Siria. U dyshua se dy prej tyre janë të Lavdrim Muhaxherit- ish drejtuesit të shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.

Në mesin e 110 personave të kthyer nga Siria në Kosovë janë gjithësej 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë- 9 prej tyre pa prindër. Por a janë dy nga ta të Lavdrim Muhaxherit?

LEXO EDHE: I kthyeri nga Siria: Atje qëndrova në burg, kam dy gra

Gazeta Express e ka konfirmuar përmes burimeve të saja se Lavdrim Muhaxheri ishte i martuar me një grua nga Shqipëria dhe kjo është arsyeja pse ata nuk ndodhen në Kosovë si fëmijët e tjerë.

Ndryshe, në orët e vona të së premtes në Kosovë janë kthyer 110 shtetas kosovarë që kishin qenë pjesëmarrës në luftën në Siri.

Kthimi i tyre nga Siria u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga forcat policore mbrëmjen e së premtes deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.