Arrestohen dy persona, dyshohen për falsifikim dhe mashtrim me para!

Arrestohen dy persona, dyshohen për falsifikim dhe mashtrim me para!

Kronika maj 15, 2019 - 17:34
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona sit ë dyshuar për falsifikim të parave dhe mashtrim.

Me vendim të prokurorit personat në fjalë, njëri është dërguar në mbajtje prej 24-orësh ndërsa tjetri lirohet me procedurë të rregullt, përcjell “Zëri.info”.

Lexojeni njoftimin e plotë:

Policia, më 08.05.2019, ka pranuar informatën nga zyrtarë të një banke, se në degët e saj në Fushë Kosovë dhe Malishevë, janë deponuar përmes bankomatit një shumë parash, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Prishtinës, ka filluar menjëherë hetimet intensive rreth këtij rasti. Policia ka grumbulluar të dhëna dhe prova të mjaftueshme të cilat kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari penale ‘falsifikim i parasë’ dhe ‘mashtrimi’.

Më, 15 maj 2019, policia ka arrestuar dy të dyshuarit:

D. R. viti i lindjes 1991, m/k/sh dhe

F. Z. viti i lindjes 1996, f/k/sh.

Të arrestuarit dyshohet se në degën e bankës në Fushë Kosovë kanë deponuar 13 (trembëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro dhe në degën e bankës në Malishevë kanë deponuar 17 (shtatëmbëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro. Vlera e përgjithshme e parave që dyshohet të jenë të falsifikuara është 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) euro.

Të dyshuarit, janë intervistuar nga hetuesit policorë në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari D.R. dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse e dyshuara F.Z. lirohet në procedurë të rregullt.