Policia e Kosovës kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi të rrezikshëm

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi të rrezikshëm

Kronika shtator 20, 2019 - 13:52
Detajet

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

ASTRIT (ISË) HASANAJ i lindur me 15.03.1976, në Pejë, me vendbanim në rruga “Adrian Krasniqi” nr. 99 në Pejë.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale:

Blerje, Posedim, Shpërndarje dhe Shitje e Paautorizuar e Narkotikëve.

Me aktgjykim te Gjykatës Themelore ne Prishtine , te ndryshuar me aktgjykimin e Gjykatës se Apelit te Kosovës i është shqiptuar dënimi me burg si më poshtë :

I dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj, (Aktgjykim i plotfuqishëm)

I dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 (Një) vit e 4 (katër) muaj, (Aktgjykim i plotfuqishëm)

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected] 

Image