Policia e konfirmon gjetjen e Remzie Mustafës, ajo u gjet në një shtëpi të pabanuar

Policia e konfirmon gjetjen e Remzie Mustafës, ajo u gjet në një shtëpi të pabanuar

Kronika November 14, 2019 - 21:29
Lexoni detajet!

Pas më shumë se një jave, sonte është gjetur Remzie Mustafa nga Prishtina.

Gjetjen e saj e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se, e moshuara është gjetur shendosh e mirë në një shtëpi të pabanuar në Prshtinës, transmeton Zëri.info

“Policia në ora 20:36, në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzia Mustafa. Policia është në vendin e ngjarjes, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim”, ka konfirmuar Bajram Krasniqi./ZERI