Tërmeti godet Prizrenin
Kronika
January 21, 2020 - 11:08
Tërmeti është ndier edhe në komuna të tjera derisa epiqendra e këtij tërmeti ende nuk dihet
Një tërmet i lehët është ndier para pak çastesh në Prizren dhe Suharekë.
Ndonëse kjo gjë ende nuk është konfirmuar nga autoritetet përkatëse shumë qytetarë kanë shkruar se janë ndier dridhje të tokës. Sot në ora 10:45, sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitude 2.9 sipas shkallës Rihter.
Tërmeti është ndier edhe në komuna të tjera derisa epiqendra e këtij tërmeti ende nuk dihet, shkruan TV Prizreni