Përhapet flakë nga telat e rrymës në Ferizaj, banorët të shqetësuar

Përhapet flakë nga telat e rrymës në Ferizaj, banorët të shqetësuar

Kronika January 21, 2020 - 23:00
Panik në një lagje të Ferizajt

Telat e shtyllës elektrike kanë marrë flakë afër disa shtëpive në rrugën “Njazi Bajraktari”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 sipas banorëve që janë shqetësuar nga flaka e papritur që është përhapur në këtë lagje.

Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas është ndërprerë edhe rryma elektrike.

Sipas banorëve që kanë dërguar edhe disa video në Klan Kosova nuk ka mbetur i lënduar askush nga ky incident.