Bombë para dyerve të Burgut në Tetovë

Bombë para dyerve të Burgut në Tetovë

Kronika March 26, 2020 - 15:25

Është hedhur një bombë në afërsi të derës hyrëse të burgut të Tetovës paraditen e sotme.

Bomba e dorës, edhe pse ka pasur të hequr siguresën, nuk ka shpërthyer.

Një i punësuar në Burgun e Tetovës, pasi ka parkuar veturën e tij, ka vërejtur mjetin shpërthyes në afërsi të gomës së majtë të makinës së tij dhe ka informuar Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës.

Nga SPB-ja e Tetovës thonë se pas inspektimit në vendin e ngjarjes, bomba e tipit kashikara nga ekipi për anti terrorizëm dhe ekipi për mbrojtje dhe shpëtim është larguar nga vendi i ngjarjes në mënyrë të sigurt, njofton Alsat-M përcjell Klan Kosova.

Rasti është duke u zbardhur kurse janë marrë edhe incizimet nga kamerat e sigurisë për rreth dhe po analizohen për gjetjen e autorit.

Image