Babai nga Deçani e bën djalin për spital

Babai nga Deçani e bën djalin për spital

Kronika March 29, 2020 - 11:30

Policia në Deçan ka arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje, ka rrahur djaline tij

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Deçan, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K pasi që  kishte pasur mosmarrëveshje me viktimën (djalin e tij)mashkull K-Shqiptar”, thekson raporti.

Policia bën të ditur se i dyshuari nuk është intervistuar pasi që ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.