Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Kronika May 27, 2020 - 11:20

Policia e Kosovës ka raportuar se është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli në Prishtinë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin 24-orësh, transmeton “Zeri.info”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Zëri