24 aksidente dhe 1021 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve

24 aksidente dhe 1021 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve

Kronika May 28, 2020 - 09:57

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndodhur 24 aksidente.

Përmes raportit 24-orësh Policia ka njoftuar se prej tyre në 9 aksidente ka pasur të lënduar, ndërsa në 15 aksidentet e tjera ka pasur vetëm dëme materiale.

Tutje Policia ka bërë të ditur se janë shqiptuar plot 1021 tiketa trafiku, 23 persona janë arrestuar dhe 19 janë dërguar në mbajtje.