Arrestohet i dyshuari, për të cilin PK-ja mbrëmë kërkoi ndihmën e qytetarëve

Arrestohet i dyshuari, për të cilin PK-ja mbrëmë kërkoi ndihmën e qytetarëve

Kronika May 28, 2020 - 12:42

Policia e Kosovës mbrëmë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një të dyshuari për vjedhje të rënda.

Qytetarët kanë bashkëpunuar me Policinë dhe sot është arrestuar i dyshuari V.Xh., mashkull, 38-vjeçar.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Është arrestuar personi i dyshuar për vjedhje të rënda, të cilat kryesisht kanë ndodhur në rajonin e përgjegjësisë së stacionit ‘Qendra’ në Prishtinë”, tha ajo.

Ahmeti ka thënë se bashkëpunimi i vazhdueshëm i qytetarëve ka mundësuar që hetuesit policorë të bëjnë identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Ka qenë bashkëpunim i vazhdueshëm i qytetarëve me Policinë e Kosovës, i cili ka mundësuar që hetuesit policorë të bëjnë identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar V.Xh. (mashkull) 38 vjeç”, ka thënë ajo për Zërin.

Aktualisht hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse për këtë rast. /Zëri