Një kosovar arrestohet dhe ekstradohet në Kosovë për vrasjen që kishte kryer në vitin 2002

Një kosovar arrestohet dhe ekstradohet në Kosovë për vrasjen që kishte kryer në vitin 2002

Kronika June 01, 2020 - 09:20

Një kosovar është arrestuar dhe është ekstraduar për në Kosovë për një vrasje, të cilën e kishte kryer në vitin 2002, në Ferizaj, raporton “Zeri.info”.

Personi i arrestuar dyshohet se ka kryer vrasjen më 09.11.2002, ndërsa është ekstraduar gjatë së dielës në Kosovë.

“I dyshuari mashkull kosovar, me urdhër ndërkombëtar, është arrestuar. Ai më pas është ekstraduar për në Kosovë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri