Prindërit rrihen mes vete, sulmojnë edhe vajzën e tyre – dërgohen në mbajtje

Prindërit rrihen mes vete, sulmojnë edhe vajzën e tyre – dërgohen në mbajtje

Kronika June 05, 2020 - 11:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, rreth orës 5:00 të mëngjesit, ka arrestuar dy persona, një mashkull dhe një femër, në kryeqytet, raporton “Zeri.info”.

PK-ja përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje burri dhe gruaja kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, ku pastaj edhe vajzën e tyre. Si pasojë e sulmit, të dyshuarit dhe viktima kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Pas intervistimit, dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.