Policia kërkon bashkëpunimin e publikut për gjetjen e një të dyshuari për vjedhje

Policia kërkon bashkëpunimin e publikut për gjetjen e një të dyshuari për vjedhje

Kronika June 05, 2020 - 14:22

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të dyshuar për vjedhje. Përmes një komunikate të dërguar medieve Policia ka thënë se kushdo që has në personin në foto menjëherë le ta lajmërojë Policinë ose le të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Tush (Nue) Frrokaj, i lindur më 25.06.1975, në Gjakovë, është i kërkuar me Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë. Ndaj të pandehurit në foto rëndon vepra penale ‘Vjedhje e Rëndë’”, ka thënë Policia nga rajoni i Pejës.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese të Policisë së Kosovës janë: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327 - Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: [email protected].