Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që rrahu 13-vjeçarin në Gjilan

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që rrahu 13-vjeçarin në Gjilan

Kronika June 05, 2020 - 16:17

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit A.A., i cili dyshohet se i shkaktoi lëndim të rëndë trupor një personi të mitur.

Ai dyshohet se më 3 qershor 2020, në Gjilan, me dashje e ka lënduar rëndë të dëmtuarin e mitur të moshës 13 vjeç, ashtu që pasi i mituri kishte dalë të luante me fëmijë dhe pas një fjalosje rrahen me fëmijët e të dyshuarit, i njëjti i revoltuar shkon e tërheq zvarrë dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht tek syri, pastaj e godet me shuplaka në gojë dhe i thyen një dhëmb.

“Si pasojë e goditjeve të marra, i mituri rrëzohet në tokë, mirëpo i dyshuari përsëri, derisa i njëjti ishte shtrirë e godet me shqelma në stomak dhe pjesë të ndryshme të trupit, deri atëherë kur ndërhyn një kalimtar dhe e pengon, ku si pasojë e plagëve të marra viktima kishte pësuar lëndime trupore” thuhet në komunikatën e Prokurorisë në Gjilan.

Me këto veprime, dyshohet se A.A., ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’. /Zëri