Përleshje për borxh në Suharekë, plagoset me disa plumba një person

Përleshje për borxh në Suharekë, plagoset me disa plumba një person

Kronika July 02, 2020 - 11:16

Mbrëmë rreth orës 22:55, në Qafë-Duhel të Suharekës, ka ndodhur një përleshje, si pasojë e së cilës është plagosur rëndë një person.

Personi, drejt të cilit është shtënë me armë zjarri disa herë, është në gjendje të rëndë shëndetësore, përcjell “Zeri.info”.

Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës ka dhënë detaje se si ka rrjedhur ngjarja në tërësi.

“Viktima mashkull kosovar së bashku me një dëshmitar ka shkuar te shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar për të kërkuar një borxh dhe pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri-tjetrin me grushte. Derisa viktima dhe i dyshuari kanë qenë duke u përleshur fizikisht djali i të dyshuarit mashkull kosovar, i moshës së mitur, ka shkuar në shtëpi, ka marrë një armë dhe ka shtënë disa herë në drejtim të viktimës. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është e rëndë nga lëndimet që i ka marrë nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar pistoletën me shtatë fishekë dhe dy gëzhoja. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Zëri