Brenda 24 orëve u shqiptuan 1118 tiketa trafiku

Brenda 24 orëve u shqiptuan 1118 tiketa trafiku

Kronika July 04, 2020 - 12:43

Në raportin 24 orësh të Polcisë së Kosovës figurojnë 1118 tiketa trafiku të shqiptuar nga pjesatarët e saj. Ndërsa 20 aksidente në komunikacion, kanë përfunduar me lëndime në njerëz e 23 të tjera vetëm me dëme materiale, shkruan Zëri.

Në këtë interval kohor 27 persona janë arrestuar, 17 janë dërguar në mbajtje ndërsa 3 persona janë dërguar për vuajtj të dënimit./Zëri