Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 17-vjeçar

Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 17-vjeçar

Kronika July 10, 2020 - 09:24

Sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në rrugën rajonale Prishtinë-Mitrovicë, raporton “Zeri.info”.

Në një njoftim për media Policia ka raportuar se ka vdekur një person si pasojë e aksidentit të ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi vozitësi ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur poshtë urës.

“Sot, rreth orës 05:40, në rrugën rajonale Prishtinë-Mitrovicë, gjegjësisht në fshatin Shupkovc, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku i përfshirë ishte një automjet me targa vendore. Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit, kushteve dhe fushëpamjes së rrugës, ku dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dalë jashtë rruge dhe është rrokullur poshtë urës, ku me pas automjeti ishte përfshirë nga zjarri. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri arrin të dalë nga automjeti, kurse vozitësi mbetet brenda automjetit. Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë mjeku kujdestar, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e vozitësit A.K,. 17-vjeçar, kurse pasagjeri I.A., 20-vjeçar, është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, është bërë e ditur nga Policia.