Të shtëna me armë në një aheng familjar në Skenderaj, arrestohet një person

Të shtëna me armë në një aheng familjar në Skenderaj, arrestohet një person

Kronika July 10, 2020 - 15:07

Polica e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Polac të Skenderajt.

Sipas njoftimit të PK-së, në vendin ku ka pasur të shtëna me armë ishte duke u mbajtur një aheng familjar, përcjell “Zeri.info”.

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, mbi bazën e informacionit fillestar, kanë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar një armë të shkurtër (revole) me gaz, një karikator, dy fishekë dhe katër gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Për këtë rast Policia e Kosovës ka intervistuar një të dyshuar me inicialet S.X., 29-vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe i është iniciuar rasti “Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Zëri