Policia raporton kanosjen ndaj Osmanit

Policia raporton kanosjen ndaj Osmanit

Kronika July 11, 2020 - 11:54

Gjatë ditës për sulmin verbal ndaj Osmanit ka njoftuar edhe Policia e Kosovës. Në raportin e PK-së theksohet për kërcënim ndaj Osmanit.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, mbrëmë pas këtij rasti ka njoftuar se ka hapur rast në polici. Ajo ka thënë se për këtë rast pret të merren masa sa më të shpejta.

Ndërsa, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës raportohet për kanosje ndaj Osmanit.

“Kuvendi i Kosovës, 10.07.2020, 22:50. Ankuesja femër kosovare raporton se është ofenduar dhe kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Njësitë relevante kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri