Gjilan, burri kap për fyti gruan dhe e largon zvarrë nga shtëpia

Gjilan, burri kap për fyti gruan dhe e largon zvarrë nga shtëpia

Kronika August 06, 2020 - 13:10

Ndaj gruas është ushtruar dhunë edhe nga një person tjetër familjar i bashkëshortit, që dyshohet se është kunati.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke ia caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh burrit që zvarrë e nxori gruan e tij nga shtëpia, raporton “Zeri.info”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datën 04.06.2020 i pandehuri N.H. shkon në shtëpinë e të dëmtuarës V.Sh. dhe e godet në kokë dhe duar, ku ka qenë prezent edhe i pandehuri R. H., ku ky i fundit në prezencë të fëmijëve ka kapur për fyti të dëmtuarën (bashkëshorten), duke e ngrehur zvarrë dhe e nxjerrë nga shtëpia.

“Ti nuk mund të qëndrosh këtu sepse je e padëshiruar”, citohet t’i ketë thënë bashkëshorti.

“Me këto veprime i pandehuri R. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa i pandehuri N. H. dyshohet të ketë kryer veprën ‘Lëndim i lehtë trupor’, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R. H., ndërsa ka konsideruar se ndaj të pandehurit N. H. duhet të caktohet masa e arrestit shtëpiak, pasi kjo masë nuk do të pengojë zhvillimin normal të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan. /Zëri