Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Itali, shqiptari humb jetën pas hedhjes në pishinë

Itali, shqiptari humb jetën pas hedhjes në pishinë

Kronika August 09, 2020 - 19:51

Një 40-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën në pishinë mbrëmjen e së shtunës në Ravenna të Italisë.

Viktima, i cili jetonte në Carugate të Milanos, sipas mediave italiane dyshohet se përplasi kokën pasi u hodh në ujë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës, në pishinën e një rezidence-hotel që ndodhet në Lido di Savio, ku shqiptari ndodhej me pushime. 

Sipas të dhënave të para të autoriteteve italiane, ai po festonte pranë pishinës bashkë me miqtë e tij, kur u hodh për t’u larë. Pak çaste më vonë trupi i tij pa ndjenja u shfaq mbi ujë.

Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të emergjencës, 40-vjeçari u shpall i vdekur në vendngjarje. Hetimet për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes vijojnë./tvklan.al

Image