Në një shtëpi në Pejë vidhen gjëra në vlerë prej 6200 eurove

Në një shtëpi në Pejë vidhen gjëra në vlerë prej 6200 eurove

Kronika August 10, 2020 - 09:23

Policia e Kosovës po heton rastin e një vjedhjeje në vlerën prej 6200 eurove, e kryer para dy ditësh në Pejë.

Viktima, femër kosovare, ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj me forcë dhe kanë vjedhur stoli ari dhe argjendi, një orë dhe një televizor. Sipas viktimës, vlera e dëmit është rreth 6200 euro, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Zëri