Sulmon seksualisht një femër, arrestohet një person në Pejë

Sulmon seksualisht një femër, arrestohet një person në Pejë

Kronika August 13, 2020 - 09:32

Dje në orët e vona në qytetin e Pejës është arrestuar një person, pasi ka sulmuar seksualisht një femër.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. ‘Nëna Terezë’, Pejë, 12.08.2020 - 22:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri