Prishtinë – Arrestohet për pesë karikatorë dhe 31 fishekë, më pas lirohet në procedurë të rregullt

Prishtinë – Arrestohet për pesë karikatorë dhe 31 fishekë, më pas lirohet në procedurë të rregullt

Kronika August 15, 2020 - 11:54

Në fshatin Barilevë të Prishtinës më 13 gusht është arrestuar nje person pasi që i janë gjetur dhe konfiskuar pesë karikatorë dhe 31 fishekë. Me urdhër të prokurorit i arrestuari është liruar.

“Fshati Barilevë, Prishtinë 13.08.2020 - 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy karikatorë të armës AK-47, tre karikatorë të armës Skorpion dhe 31 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Zëri