Ferizajasit nuk u binden policisë, dy raste të kanosjes ndaj policisë

Ferizajasit nuk u binden policisë, dy raste të kanosjes ndaj policisë

Kronika August 15, 2020 - 12:11

Gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, janë raportuar dy raste ku persona të ndryshëm nuk iu janë bindur urdhrave të Policisë së Kosovës.

Në rrugën Ahmet Krasniqi në Ferizaj rreth orës 21:10 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policore dhe më pas kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policore. Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa po në Ferizaj në rrugën Emin Duraku, rreth orës 17:50 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe më pas ka kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Zëri