Në Prizren haset në një mjet shpërthyes “Predhë e Mortajës”, lokalizohet nga FSK

Në Prizren haset në një mjet shpërthyes “Predhë e Mortajës”, lokalizohet nga FSK

Kronika August 15, 2020 - 12:30

Dje në Prizren është raportuar për një mjet shpërthyes të dyshuar si “Predhë e Mortajës” me ç’rast është tërhequr e lokalizuar nga FSK, pa shkaktuar ndonjë incident.

“Rr. Lucia Bashota, Prizren 14.08.2020 - 15:53. Ankuesi mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke gërmuar për vendosjen e shtyllave elektrike, ka hasur në mjete të pa shpërthyera. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit (predhë e mortajës). Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raport. /Zëri