Dy muaj paraburgim për dy persona që sulmuan policët në Ferizaj

Dy muaj paraburgim për dy persona që sulmuan policët në Ferizaj

Kronika August 15, 2020 - 19:14

Dy të dyshuar për mosrespektim të masave anti-koronavirus dhe sulm ndaj dy policëve në Ferizaj, u është caktuar masë paraburgimi prej dy muajsh.

“Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit E.G dhe E.E, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar të përcaktuar me nenin 402 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Ferizajit.

Më saktësisht, të pandehurit dyshohet se më 14 gusht 2020 në Ferizaj, nuk kanë dëgjuar urdhrat e zyrtarëve policor sipas Planit Operativ për zbatimin e masave kundër Pandemisë Covid 19, dhe nuk i kanë vendosur maskat mbrojtëse, ashtu që në momentin kur policët kanë kërkuar nga ta që të identifikohen, të pandehurit fillimisht kanë filluar që të fyejnë policët, pastaj kanë vazhduar duke sulmuar policin - të dëmtuarin me grusht në fytyrë, ndërsa i pandehuri E. E, e kap për fyti të dëmtuarin - policin dhe të njëjtin e tërheq zvarrë për disa metra, me këtë rast policët janë detyruar

që ta përdorin sprejn për të i futur nën kontroll të pandehurit./Zëri