Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë

Kronika October 25, 2020 - 19:01

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë.

Rreth orës 17:45 një këmbësor është goditur nga në veturë në lëvizjë në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Ju njoftoj se sot me datën 25.10.2020 rreth orës 17:45, Policia ka pranuar një informatë se në rrugën “Mon Balaj” afër QMF, një këmbësor është godit nga një veturë në lëvizje. Njësia patrulluesen është dalë në vendngjarje për të trajtuar rastin dhe të kryejë hetimet e nevojshme. Të gjitha ekipet tjera relevante janë informuar, përfshirë edhe Ndihmën e shpejtë”, ka thënë Hoxha./Zëri