Rrokulliset me traktor një person në Podujevë
Foto ilustruese

Rrokulliset me traktor një person në Podujevë

Kronika October 27, 2020 - 17:52

Sot rreth orës 15:10 në fshatin Surdull të Podujevës ka ndodhur një aksident në të cilin një person është rrokullisur me traktor dhe si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar për "Zërin", zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

"Rreth orës 15:10 në fshatin Surdull të Podujevës, raportohet se një traktor është rrokullisur dhe një person mashkull kosovar ka marr lëndime trupore. Policia me njësitet kompetente ka dal në vendin e ngjarjes, përderisa personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor", ka bërë të ditur Hoxha. /Zëri