Arrest shtëpiak për të dyshuarin që kreu veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”

Arrest shtëpiak për të dyshuarin që kreu veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”

Kronika October 27, 2020 - 18:45

Gjykata Themelore në Ferizaj ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit A.E., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Sipas Gjykatës, në vend të caktimin të paraburgimit të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

"Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i dyshuari ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, dhe se po të gjendet në liri i dyshuari do të ndikoj në dëshmitarë eventual por edhe në të dëmtuarin dhe me këtë do të pengohej rrjedha e procedurës penale dhe me shqiptimin e masës së arrestit shtëpiak gjykata konsideron se eliminohet rreziku i përsëritjes së veprës penale nga i pandehuri dhe ndikimi në dëshmitarë, të dëmtuar apo në fshehje të provave", thuhet në njoftimin e Gjykatës. /Zëri