Lëndohen shtatë persona në një aksident trafiku në Podujevë

Lëndohen shtatë persona në një aksident trafiku në Podujevë

Kronika October 27, 2020 - 22:46

Sot rreth orës 22:15 në qytetin e Podujevës janë lënduar shtatë persona si pasojë e një aksidenti trafiku.

Rastin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur ndërmejt dy veturave në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë.

“Më 27.10.2020 rreth ores 21:15 është raportuar një aksident trafiku ndërmjetë 2 automjeteve, në rr. ZAHIR PAJAZITI në Podujevë. 7 persona kanë kërkuar ndihmë mjeksore, përderisa njësitet kompetente policore i janë përgjigjur rastit dhe po kryejn hetime lidhur me shkaqet e aksidentit”, tha ai.

Ndërsa Hoxha ka apeluar që drejtuesit e veturave të jenë më vigjilentë dhe t'i zbatojnë rregullat e trafikut.

“Apelojmë tek të gjithë drejtuesit që të jenë më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve dhe të zbatojnë rregullat që dalin nga ligji mbi trafikun”, tha ai për “Zërin”.