Agjencia e udhëtimit mashtron emigrantët shqiptarë për kalimin në Gjermani, u merr paratë dhe i kërcënon

Agjencia e udhëtimit mashtron emigrantët shqiptarë për kalimin në Gjermani, u merr paratë dhe i kërcënon

Kronika January 25, 2021 - 21:05

Rreth 150 emigrant që udhëtonin nga Shqipëria për në vendet e BE-së janë kthyer gjatë fundit të javës në Tiranë. Emigrantët shqiptarë ishin nisur në datën 14 Janar 2021 dhe kanë qëndruar 8 ditë në kufirin Serbi – Hungari.

Ata udhëtonin me shoqërinë e transportit Armendi Tours, shoqëri kjo që operon  nga Kosova dhe Shqipëria për në vendet e Bashkimit Europian dhe anasjelltas. Kompania e udhëtimit  u kishte marrë përsipër  emigratëve shqiptarë, kalimin për në Gjermani, ku përveç biletës prej 160 eurosh, ju kishte marrë 250 euro për kalimin në pikat kufitare. Pas qëndrimit 8 ditë në tokën neutrale Serbi- Hungari, pasagjerët janë kthyer në Tiranë.  Gjatë ndalesës në Pejë në kthim, emigrantët janë kërcënuar nga djali i pronarit të agjencisë, Albin Gjoshi, që të mos bëjnë asgjë publike dhe të mos denoncojnë agjencinë. Madje për të shmangur problemet, kjo kompani i ka zbritur qytetarët jo në terminal, por në një rrugë të pandriçuar në periferi të Tiranës.

Fiks Fare sapo u njoftua për rastin direkt është vënë në lëvizje ku dokumentoi me pamje dhe intervista ngjarjen direkt nga vendqëndrimi i autobuzit në rrugë.  Të mashtruar dhe zhgënjyer emigrantët u shprehën për Fiks Fare “ jemi nisur më 14 Janar nga Tirana për të udhëtuar për në Gjermani. Kemi paguar 160 euro për biletën,  dhe 250 euro për kalimin e sigurt në Gjermani.  Me këto euro në njëfarë mënyre blemë vizën e punës fallco që ta garantonte agjencia dhe pagesat që do bënte djali i pronarit në pikat doganore.  Na u tha që në fillim se do kishim një ndalesë një ose dy ditore gjatë rrugëtimit. Në momentin që ne po udhëtonim nga Serbia në Hungari, na kanë ndaluar në zonën neutrale të kësaj pike doganore, duke na mbajtur aty tetë ditë. Kemi fjetur nga 18 – 19 orë në autobuzë dhe në hotel, duke paguar 30 euro natën. Pra kemi shpenzuar për fjetje e ushqime mbi 600- 700 euro. Dhe pasi na kthyen na kërcënuan që mos të tregonim se ndrysho do të na prisnin veshët” tregon një i ri i cili ishte bërë pjesë e këtij mashtrimi. Një tjetër emigrant shprehet se agjencia u tall me ta dhe kërkonte t’i ktheheshin lekët e biletës se edhe ato i kishte marrë borxh.  Ndërsa të tjerë qytetarë tregojnë ditët e ankthit që kaluan në kufirin Serbi- Hungari, ku kishte edhe shumë nga ata emigrantë që nuk kishin fare të ardhura me vete dhe që ishin detyruar t’i ndihmonin për ushqime dhe fjetje, pasi e vetmja gjë që u kishte siguruar agjencia ishte vetëm blerja e një byreku.  Të gjithë njëzëri tregojnë për kërcënimet e marra nga pronari Albin Gjoshi që mos të ‘hapnin zërin e gojës’, pasi do i prishej imazhi i kompanisë së tij udhëtare e turistike, dhe  në mënyrë kategorike u kishte mohuar kthimin e eurove të biletave. Agjencia u ka kërkuar me insistim pasagjerëve që të udhëtojnë një herë tjetër me të njejtën linjë, si kompensim për lekët e biletave të paguara. Por kjo agjenci nuk operon e vetme pasi emigrantët u shprehën se biletat i kishin blerë në kompani të ndryshme, por që të gjithë pasagjerët u nisën me Armendi Tours. Ata pohojnë se kanë qenë dy autobuza, por për fatin e tjetrit ende nuk dihet gjë.

Fiks Fare sëbashku me emigratët shkoi në tre agjenci të ndryshme  në të cilat ishin prepë biletat.  Në pikën e agjencisë AMR, pronari deklaroi se 250 euroshi u është kthyer në moment  pasagjerëve nga pronari i agjencisë  Armend

Tours, ndërsa për biletat ai tha se do u ktheheshin lekët të gjithë qytetarëve që kanë marrë biletën tek agjencia e tij. Madje sipas tij ai kishte telefonuar të gjithë pasagjerët që kishin marrë biletën pranë kësaj agjencie dhe pasi kanë dorëzuar biletën kanë marrë 160 eurot pas.

Ndërsa në një nga pikat e agjencisë Zagoria punonjësja u ka kërkuar pasagjerëve të udhëtojnë sërish me të njëjtën kompani në një tjetër datë, pasi lekët e biletave nuk u ktheheshin. Sipas tyre ata kishin bashkëpunim me Armend Tours dhe kjo e fundit nuk pranonte të rimbursonte biletat. Në një tjetër pikë të agjencisë Zagoria punonjësja sërish u ka kërkuar të udhëtojnë në një tjetër datë pasi lekët e biletave nuk ktheheshin. Pas pretendimeve të emigratëve se ata janë kërcënuar, punonjësja është lidhur në telefon me Albin Gjoshin, i cili është edhe djali i pronarit Armend Tours dhe ai është shprehur se ata që nuk pranojnë të udhëtojnë sërish me të njëjtën biletë dhe agjenci, ne i kthejmë vetëm 60 euro. Punonjësja e agjencisë shprehet se 250 euroshi që u është marrë qytetarëve në mënyrë të kundraligjshme u është kthyer nga pronari i Armend Tours./tch