Vrasja në Prishtinë, arrestohet babai i viktimës

Vrasja në Prishtinë, arrestohet babai i viktimës

Kronika January 27, 2021 - 18:07

Një person me inicialet A.K, është vrarë sot në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar rastin, ndërsa kanë bërë të ditur se një person është arrestuar si i dyshuar për vrasjen dhe është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në rast.

“Zeri.info”, ka mësuar se i arrestuari është S.K, babai i viktimës

Nga policia kanë thënë se aktualisht janë në fazën fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriçimit te plotë të këtij rasti./Zëri