Theret me thikë një person në Prishtinë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Kronika March 02, 2021 - 19:39

Sot rreth 14:00 ka ndodhur një therje me thikë në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku si pasojë e lëndimeve të marra një person është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti ka bërë të ditur për “Zërin” se sipas informacioneve të para dyshohet që viktima është mashkull.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje në lagjen Dardania në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ahmeti po ashtu bën të ditur se aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrthanave në lidhje me rastin. /Zëri