Gjuajti me armë në Podujevë, 19-vjeçari shoqërohet në polici

Gjuajti me armë në Podujevë, 19-vjeçari shoqërohet në polici

Kronika April 15, 2021 - 17:11

Një 19-vjeçar është shoqëruar sot në stacionin policor të Podujevës pasi kishte gjuajtur me armë zjarri më datën 04 prill.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti ka thënë për “Zërin” se rasti ka ndodhur në fshatin Sveçël të Podujevës dhe tek i dyshuari R.T. është gjetur dhe sekuestruar një armë me gas e tipit “Zoraki”.

“Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ka bërë të ditur Ahmeti. /Zëri