Vetura godet një këmbësore në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Vetura godet një këmbësore në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Kronika May 06, 2021 - 14:02

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një automjet në lëvizje ka goditur një këmbësore.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, ka thënë për “Zërin” se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas Ahmetit, me rastin po merret Njësiti i Trafikut. /Zëri