Policia në Ferizaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Adil Faik Krasniqit

Policia në Ferizaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Adil Faik Krasniqit

Kronika July 30, 2021 - 14:47

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Adil Faik Krasniqit, i kërkuar për grabitje të armatosur.

Adil Krasniqi është i lindur me 17.02.1986, adresa e banimit, rr “Murat Xhakaj”, “Kolevicë e Re”, Prishtinë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendndodhjen e personit në kërkim policor (StopListë), i dyshuar për disa vepra penale dhe ka flete rreshtim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për vepër penale  të ‘Grabitjes se armatosur’, por që deri më tani i njëjti nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati”.

Në njoftim thuhet se ai është i armatosur dhe i rrezikshëm për shoqërinë.

“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/